Klinë: Arrestohen dy persona, dyshohet se sulmuan fizikisht një tjetër

Arrestohen dy persona në Klinë, dyshohet se sulmuan fizikisht një tjetër. Janë arrestuar dy persona në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi të njëjtit sulmuan fizikisht një tjetër. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. “Me datën 09.06.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për […]

Klinë: Arrestohen dy persona, dyshohet se sulmuan fizikisht një tjetër

Arrestohen dy persona në Klinë, dyshohet se sulmuan fizikisht një tjetër.

Janë arrestuar dy persona në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi të njëjtit sulmuan fizikisht një tjetër.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me datën 09.06.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.