Komandantët e vrarë në Iran/ Izraeli goditi zinxhirin komandues të Teheranit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit këtë të premte i dha një goditje sizmike jo vetëm programit të tyre bërthamor, por gjithashtu edhe zinxhirit komandues të Teheranit pasi u raporua se tre gjeneralët më të lartë të vendit u vranë së bashku me 6 shkencëtar bërthamor. Hossein Salami, Komandandi I Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tv Iranit [...]Read More...

Komandantët e vrarë në Iran/ Izraeli goditi zinxhirin komandues të Teheranit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit këtë të premte i dha një goditje sizmike jo vetëm programit të tyre bërthamor, por gjithashtu edhe zinxhirit komandues të Teheranit pasi u raporua se tre gjeneralët më të lartë të vendit u vranë së bashku me 6 shkencëtar bërthamor.

Hossein Salami, Komandandi I Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tv Iranit ishte udhëheqësi më I lartë që u eleminua nga Tel Avini në këto sulme.65 vjeçari ishte I njohur për mbajtjen e një qëndrimi të ashpër kundër rivalëve të Iranit duke përfshirë Izraelin dhe SHBA-në. Muajn e kaluar ai kishte paralajmëruar se Teherani do të hapte portat e ferrit për këdo që do ta sulmonte.

Sulmi Izraeli vrau gjithashtu Muhammad Bagherin, Shefin e Shtatbit të Forcave të armatosura të vendit. Bagheri ishte një ndër figurat kryesore ushtarake të Iranit i cili kishte luajtur role kyçe në të gjitha operacionet kryesore të luftës që prej Revolucioni Islamik të Iranit në vitin 1979.

Figura e tretë e lartë brenda udhëqejes ushtarake të Iranit që u vra nga sulm Izraeli ishte Komandanti I Shtabit Qëndror Gholam Ali Rashid.  Rishad I cili ishte përgjegjës për kordinimin e forcave të armatosura të Iranit në Kohë lufte njihej si një ndër personat me lidhje tejet të ngushta me udhëheqësin Suprem të Iranit Ali Khamenei.

Pertej udhëheqjes ushtarake  u vranë edhe 6 shkencëtar të rëndësishëm bërthamor. Dy më të rëndësishmit prej tyre ishin Fereydoun Abbasi Davani i cili kishte shërbyer si kreu I Organiatvs së Energjistë atomike të Iranit nga viti 2011 deri në vitin 2013 dhe më pas kishte qenë pjesë e parlamentin nga viti 2020 deri në vitin 2024. Tjetri ishte Mohammad Mehdi Tehranchi I cili ishte drejtues I Universiteti Islamik Azad në Teheran.

Izraeli ka një histori të suksesshme në vrasjen e zyrtarëve të sigurisë dhe shkencëtarëve bërthamor Iranin, por më parë në përgjithësi e ka bërë diçka të tillë si pjesë e luftës së tij në hije me Iranin duke sulmuar kështu Libanin apo edhe Sirinë. Sulmet e të premtes treguan një përshkallëzim tronditës të kësaj taktike./abcnews.al