Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës së β-hCG-së, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor, bën të ditur QKUK, transmeton Klankosova.tv.

Në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi i shtatzënive të tjera, duke shënuar rezultate të reja në ofrimin e shërbimeve të fertilizimit të asistuar në sektorin publik.

 


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.