Konjufca padit Kuçin, ia kërkon 15 mijë euro për ‘shpifje’

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka paditur zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçi, për ‘shpifje’ pasi kjo e fundit deklaroi se kreu i Kuvendit është pasuruar shpejtë. Në padinë e Konjufcës kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate. Kuçi ka reaguar duke thënë se “me siguri po i duhen për me ia […]

Konjufca padit Kuçin, ia kërkon 15 mijë euro për ‘shpifje’

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka paditur zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçi, për ‘shpifje’ pasi kjo e fundit deklaroi se kreu i Kuvendit është pasuruar shpejtë.

Në padinë e Konjufcës kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate.

Kuçi ka reaguar duke thënë se “me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë „djali të djalit djalit të mixhës“, që i ka mbetur pa u punësu”.

Në fund të reagimit, zëdhënësja e PSD-së i thotë Konjufcës: Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert.

Reagimi i plotë:

Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë „djali të djalit djalit të mixhës“, që i ka mbetur pa u punësu.

Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert.