Konjufca përplaset me Tahirin: T’ma kishe tregu të vërtetën…

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca përplaset me Tahirin: T’ma kishe tregu të vërtetën… Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, meqë s’kishte kourum. Kryeparlamentari Glauk Konjufca reagoi i nervozuar, derisa e akuzoi Shefin e Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahirin për ndryshim të qëndrimeve, raporton Express. Konjufca tha se në mbledhjen […]

Konjufca përplaset me Tahirin: T’ma kishe tregu të vërtetën…

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca përplaset me Tahirin: T’ma kishe tregu të vërtetën…

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, meqë s’kishte kourum.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca reagoi i nervozuar, derisa e akuzoi Shefin e Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahirin për ndryshim të qëndrimeve, raporton Express.

Konjufca tha se në mbledhjen e Kryesisë, partitë opozitare kishin thënë se do të sjellin në seancë aq deputetë sa kanë mundësi dhe se asnjë s’ka thënë se s’do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Aty në mbledhje të Kryesisë, unë e di që keni qëndrime të ndryshme e qëndrime shpeshherë të kundërta politike, mu ato si kryetar i Kuvendit nuk më interesojnë. Unë atë ditë çka ju pyeta është që nëse ka mundësi për mbajtjen e një seancë të enjten, ju kom pyet secilin grup parlamentar, edhe secili grup parlamentar jeni pajtu me një pikë: do të sjellim aq deputetë sa kemi mundësi. Nuk ka qenë që nuk do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, se unë e di saktë çka keni deklaru . LDK ka thënë se sa të ka mundësi me ardh vijnë, nuk po të garantoj që vijnë krejt. AAK njejtë, ju njejtë. Ti t’më kishe thanë mu, Kryetar i Kuvendit harroje PDK’në, asnjë votë nuk e ki në marrëveshjet ndërkombëtare, unë nuk e kisha thirr këtë seancë, nuk po më intereson mua mendimi yt pse je kundër marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai është qëndrim i PDK’së, unë e respektoj, në rregull. Mirëpo, t’ma kishe tregu të vërtetën, sinqeritet po kërkoj, kjo është arsyeja sepse po ndikon në mbarëvvajtjen e seancave të Kuvendit. Sinqeriteti juaj, unë e marr pastaj atë sinqeritet dhe mendoj a është e arsyeshme një seancë a jo, qëta po ta kërkoj z.Tahiri. Qekaq e thjeshtë është”, ka deklaruar Konjufca.

Pas deklaratës së Konjufcës, reagoi Tahiri, i cili tha se si Grup Parlamentar s’do të refuzojnë asnjëherë mbajtjen e seancës, por se për votimin apo mosvotimin, vendosin ata vetë dhe se s’mund t’ua imponojë askush.

“GP i Partisë Demokratike, asnjëherë kurrë, as sot as nesër e as në të ardhmen nuk do ta refuzojë mbajtjen e seancës. Votimi, mosvotimi është çështje e jona politike. Është vendimi ynë politik a e votojmë a se votojmë. Qëndrimet janë çështje tjera, qysh i vendosim ne kryetar. Nuk mundesh ti me ma imponu mu me thanë qysh e votoj këtë ligj, qysh e votoj atë ligj. Është qëndrim I joni “, ka thënë Tahiri.

Pas kësaj, seanca u ndërpre.