Konsullata e Kosovës në Cyrih prezanton projektin “The Guestkeepers” për turizmin kulturor

Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi prezantimin e projektit “The Guestkeepers”, një iniciativë për promovimin e turizmit kulturor të Kosovës. Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Gjatë ngjarjes, Krenare Rizvanolli dhe Nazmi Jakurti prezantuan vizionin dhe objektivat e projektit, i cili synon të transformojë mikpritjen tradicionale shqiptare në një standard profesional, transmeton albinfo.ch.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të mërgatës kosovare në Zvicër, duke forcuar lidhjet kulturore dhe duke promovuar Kosovën si një destinacion turistik.
The post Konsullata e Kosovës në Cyrih prezanton projektin “The Guestkeepers” për turizmin kulturor appeared first on Albinfo.





