Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike disa minuta pas orës 5 të mëngjesit të së hënës, njoftoi shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes kombëtare të Koresë së Jugut. Raketa e parë balistike me rreze të shkurtër u lëshua rreth orës 05:05 nga zona Changgyon në një drejtim verilindor dhe udhëtoi një distancë prej rreth 600 [...]Read More...

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike disa minuta pas orës 5 të mëngjesit të së hënës, njoftoi shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes kombëtare të Koresë së Jugut.

Raketa e parë balistike me rreze të shkurtër u lëshua rreth orës 05:05 nga zona Changgyon në një drejtim verilindor dhe udhëtoi një distancë prej rreth 600 kilometrash, ndërsa e dyta u lëshua dhjetë minuta më vonë nga e njëjta zone dhe udhëtoi një distancë prej rreth 120 kilometrash, sipas të njëjtit burim.

“Ne e dënojmë fuqishëm lëshimin e raketës së Koresë së Veriut si një provokim që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean”, tha në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare në Seul.

Të dielën, Koreja e Veriut denoncoi stërvitjet e fundit të përbashkëta ushtarake të mbajtura nga forcat koreano-jugore, japoneze dhe amerikane, duke paralajmëruar për një “shfaqje të re të fuqisë parandaluese”.

Javën e kaluar, Pheniani pretendoi se kishte testuar me sukses MIRV (Multiple Independently Targetable Reentry Vehicle Technology), e cila përfshin zhvillimin e raketave.

Megjithatë, Seuli e hodhi poshtë pretendimin.

/abcnews.al