Kosova eliminohet nga play-offi i Botërorit, Austria fiton bindshëm

Kosova eliminohet nga play-offi i Botërorit, Austria fiton bindshëm

Ëndrra e Përfaqësueses së Kosovës në futbollin e femrave për të siguruar një vend në Botëror ka përfunduar, pasi “Dardanet” u mposhtën me rezultat 4-0 nga Austria në gjysmëfinalen e play-offit.

Përfaqësuesja austriake arriti të sigurojë fitoren falë golave të shënuar nga Hobinger, Puntigam, Kirchberger dhe Campbell.

Pavarësisht eliminimit, Kosova e mbylli këtë rrugëtim me një arritje historike, duke përfunduar në vendin e parë të grupit të saj, sukses që nuk ishte realizuar më parë nga përfaqësuesja e femrave.

Ndërkohë, Austria do të luajë në finalen e play-offit të Botërorit, ku do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Zvicrës dhe Izraelit.

The post Kosova eliminohet nga play-offi i Botërorit, Austria fiton bindshëm appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.