Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, Hoti: Dëm i madh
Kosova është lënë jashtë programit 7.5 miliardë euro të financuar nga BE-ja. Bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ky është “dëm i madh”. “Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të […]
![Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, Hoti: Dëm i madh](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/06/avdullah.png)
Kosova është lënë jashtë programit 7.5 miliardë euro të financuar nga BE-ja.
Bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ky është “dëm i madh”.
“Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së”, ka shkruar ai, në një postim në “Facebook”.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian.