Kosova thyen rekordin në Lojërat Mesdhetare, nëntë medalje në “Taranto 2026”

Kosova thyen rekordin në Lojërat Mesdhetare, nëntë medalje në “Taranto 2026”

Kosova ka shënuar rezultat historik në këtë edicion, duke tejkaluar bilancin e dy pjesëmarrjeve të mëparshme. Pas katër medaljeve në “Tarragona 2018” dhe gjashtë në “Oran 2022”, këtë herë ekipi kosovar fitoi nëntë medalje, transmeton albinfo.ch.

Medaljet e arta i siguruan Donjeta Sadiku në boks dhe Islam Selmani në karate.

Tri medaljet e argjendta u fituan nga Laura Fazliu në xhudo dhe Kianoush Rostami në peshëngritje, i cili siguroi dy medalje.

Ndërsa katër medaljet e bronzta i fituan xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha.

Ky rezultat vlerësohet si një sukses i rëndësishëm për sportin kosovar, edhe pse pritshmëritë për medalje ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe disa prej sporteve ekipore.

Ceremonia mbyllëse e “Taranto 2026” zhvillohet sonte, ku Kosovës do t’i dorëzohet flamuri si nikoqire e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare.

Prishtina do të presë “Mediterranean Games” në vitin 2030. /Albinfo.ch

The post Kosova thyen rekordin në Lojërat Mesdhetare, nëntë medalje në “Taranto 2026” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.