Kosovë: Një muaj paraburgim serbit të arrestuar për spiunazh

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V nën dyshimet se ka kryer veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës […] The post Kosovë: Një muaj paraburgim serbit të arrestuar për spiunazh appeared first on Albinfo.

Kosovë: Një muaj paraburgim serbit të arrestuar për spiunazh

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V nën dyshimet se ka kryer veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

”Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

The post Kosovë: Një muaj paraburgim serbit të arrestuar për spiunazh appeared first on Albinfo.