Kovaçki: Nipi i Ali Ahmetit ka fituar koncesion nga ESM shtetërore për gërmimin e gëlqeres

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, ne tribunë partiake publikoi një marrëveshje për të cilën thotë se është nënshkruar mes ESM-së shtetërore dhe kompanisë së Drin Ahmetit, nipit të kryetarit të VDI-së, Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk. “Bëhet fjalë për marrëveshje, të cilën e ka nënshkruar gjithashtu Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, i cili e ka […]

Kovaçki: Nipi i Ali Ahmetit ka fituar koncesion nga ESM shtetërore për gërmimin e gëlqeres

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, ne tribunë partiake publikoi një marrëveshje për të cilën thotë se është nënshkruar mes ESM-së shtetërore dhe kompanisë së Drin Ahmetit, nipit të kryetarit të VDI-së, Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për marrëveshje, të cilën e ka nënshkruar gjithashtu Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, i cili e ka blerë qendrën tregtare Soravia për 30 milionë euro. Këtu kam marrëveshje me ESMN-në, që do të thotë se Drin Ahmeti është pronar i kompanisë Everest XhD i cili ka koncesion për gërmimin e gëlqeres dhe ai koncesion është diku 16, 17 vjet dhe është fituar që në kohën e pushtetit paraprak LSD dhe BDI. Marrëveshja ka të bëjë me shitblerjen e gëlqeres nga ana e ESM-së dhe kap vlerën e rreth 3.5 milionë denarë. Do të thotë se bëhet fjalë për kompani nga klani i Ahmetit dhe e cila përfshinë marrëveshje me ESM-në shtetërore”, tha Kovaçki.

Ai e ftoi Antikorrupsionin që të veprojë.