KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: VV-ja 51.10%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Pas vendimit për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi procesi i rinumërimit të 2,557 fletëvotimeve. Sipas të dhënave të përditësuara dhe përfundimtare të KQZ-së: […]

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: VV-ja 51.10%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Pas vendimit për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi procesi i rinumërimit të 2,557 fletëvotimeve.

Sipas të dhënave të përditësuara dhe përfundimtare të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.10% të votave, duke siguruar 487,077 vota dhe 57 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave, ose 192,434 vota, duke fituar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 13.24% të votave, ose 126,163 vota, që i japin 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, pra 52,423 vota, përkatësisht 6 ulëse.

Lista Serbe ka siguruar 4.49% të votave, ose 42,759 vota, duke fituar 9 ulëse.

Këto rezultate përbëjnë bazën për formimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.