Kreshnik Hajdari humbet votat nga rinumërimi, por prapë fiton Kuçovën

Kreshnik Hajdari është kryebashkiaku i rikonfirmuar i Kuçovës. Edhe pas rinumërimit të votave në Kolegjin Zgjedhor, ka rezultuar se kandidati i Partisë Socialiste është fitues i zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Qarkut Berat. Kandidati tjetër, Lefter Maliqi i “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave duke hedhur akuza për manipulim të procesit dhe […] The post Kreshnik Hajdari humbet votat nga rinumërimi, por prapë fiton Kuçovën appeared first on Newsbomb Albania.

Kreshnik Hajdari humbet votat nga rinumërimi, por prapë fiton Kuçovën

Kreshnik Hajdari është kryebashkiaku i rikonfirmuar i Kuçovës. Edhe pas rinumërimit të votave në Kolegjin Zgjedhor, ka rezultuar se kandidati i Partisë Socialiste është fitues i zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Qarkut Berat.

Kandidati tjetër, Lefter Maliqi i “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave duke hedhur akuza për manipulim të procesit dhe blerje të votave.

Si rezultat i rinumërimit të 18 kutive, ka Partia Socialiste ka humbur 9 vota, duke rikonfirmuar 6,901 vota nga 6,910 që kishte më parë. Pavarësisht se me nëntë vota më pak, Kreshnik Hajdari është shpallur përsëri fitues duke qenë se ato nuk ndikojnë në rezultat.

Ndërkohë, Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka humbur katër vota nga rinumërimi i kutive. Nga 6,228 vota që kishte më parë, me katër vota më pas, ai ka mbetur në kuotën e 6,224 votave.

Hapja e 18 kutive të Kuçovës nisi në orën 9:00 të kësaj të premteje dhe sipas vendimit të gjykatës, ajo u bë në ambientet e KQZ. Lefter Maliqi pretendonte se kutitë që do të rinumëroheshin kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.

Rinumërimi i votave për Bashkinë e Kuçovës është shoqëruar me incidente. Avokati i Maliqit kërkoi mosfillimin e procesit te numërimit, duke thënë se procesverbalet nuk ishin të plota. Madje, sipas tij numri total i votave nuk përkonte me numrin aktual të votave që gjendeshin në kuti.

Gjatë ndërprerjes së seancës, pasi ju la kohë përfaqësuesve të KQZ për të gjetur materialet, Lefter Maliqi ka debatuar me sekretarin e përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj. Maliqi ka ofenduar Merkajn duke i thënë “rrugaç” dhe “hajdut”.

The post Kreshnik Hajdari humbet votat nga rinumërimi, por prapë fiton Kuçovën appeared first on Newsbomb Albania.