Krijohet vështirësi në qarkullimin e veturave në Prishtinë pas reshjeve të shiut

Reshjet e shiut, krijohet vështirësi në qarkullimin e veturave në Prishtinë. Vendi ynë gjatë së enjtes është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut. Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, disa qytete janë përfshirë nga vërshimet. Në Prishtinë është krijuar vështirësi në qarkullimin e veturave, përfshirë edhe në lagjen Veternik. Për këtë […]

Krijohet vështirësi në qarkullimin e veturave në Prishtinë pas reshjeve të shiut

Reshjet e shiut, krijohet vështirësi në qarkullimin e veturave në Prishtinë.

Vendi ynë gjatë së enjtes është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut.

Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, disa qytete janë përfshirë nga vërshimet.

Në Prishtinë është krijuar vështirësi në qarkullimin e veturave, përfshirë edhe në lagjen Veternik.

Për këtë situatë, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

“Ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren. Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit Podranqa dhe Terrstena që të përgatiten për evakuim” – thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas meteorologëve, gjatë ditës së premte, do të mbajë moti me të reshura shiu kohëpaskohe, që orëve të pasdites gradualisht edhe pritet të pushojnë.

Lokalisht reshjet mund të jenë edhe në formë rrebeshesh më intenzive.

Temperaturat minimale 15C e 16C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës jo shumë të larta, ndërmjet 16C e 18C.

Edhe për ditën e shtunë parashihen të reshura lokale shiu.

Të dielen më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu.

Nga dita e hënë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22C ditën e diel, e deri të martën edhe në 28C, lokalisht edhe deri në 30C