KRU “Prishtina” nis shkyçjet në objektet që kanë borxhe

Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nisur një aksion të ri që fokus kanë borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë. Aksioni ka filluar në lagjen “Veternik”. Për këtë ka folur edhe zëdhënësja e kësaj kompanisë, Arjeta Mjeku. Mjeku ka thënë se mos pagesa e ujit konsiderohet vepër penale, sipas saj çdo […]

KRU “Prishtina” nis shkyçjet në objektet që kanë borxhe

Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nisur një aksion të ri që fokus kanë borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë.

Aksioni ka filluar në lagjen “Veternik”.

Për këtë ka folur edhe zëdhënësja e kësaj kompanisë, Arjeta Mjeku.

Mjeku ka thënë se mos pagesa e ujit konsiderohet vepër penale, sipas saj çdo biznes i cili nuk i përgjigjet obligimeve do të ndëshkohet.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, ku mbi 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha./EO