Kryediplomati kroat uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Vazhdojmë t’ju mbështesim fuqishëm
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë. “Urime Kosovës për Ditën e Pavarësisë!”, shkroi ai në krye të urimit të tij në X. “Ky përvjetor i rëndësishëm dëshmon për luftën për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”, shtoi kryediplomati kroat. Gric Radman tha se Qeveria e Kroacisë



Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë.
“Urime Kosovës për Ditën e Pavarësisë!”, shkroi ai në krye të urimit të tij në X.
“Ky përvjetor i rëndësishëm dëshmon për luftën për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”, shtoi kryediplomati kroat.
Gric Radman tha se Qeveria e Kroacisë “vazhdon të ofrojë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit në frymën e bashkëpunimit dhe stabilitetit mes vendeve tona”.


