Kryeministri Rama: Buxheti 2027 do të prekë rekordin e 10 miliardë eurove

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh lidhur me vijimin e punës për takimet e “Pranisë Besnike” dhe diskutimet për Buxhetin e vitit 2027.
Postimi shoqërohet me pamje nga takimi i kreut të qeverisë me deputetë dhe ministra.
Rama thekson se Buxheti i vitit 2027 pritet të arrijë një nivel rekord prej 10 miliardë eurosh, ndërsa synimi, sipas tij, është rishpërndarja e më shumë të ardhurave që vijnë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.
“Dhe me punën që vijon me takimet e ‘Pranisë Besnike’, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



