Kryeministri Edi Rama fotografohet duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ulqin të Malit të Zi. I pari i qeverisë shqiptare është fotografuar duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nacionale” ka publikuar foton duke treguar se e para shtetit të Kosovës dhe kryeministri shqiptar janë në Mal të Zi. Tensionet në veri të Kosovës kanë krijuar pakënaqësi të madhe […] The post Kryeministri Edi Rama fotografohet duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri Edi Rama fotografohet duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ulqin të Malit të Zi. I pari i qeverisë shqiptare është fotografuar duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nacionale” ka publikuar foton duke treguar se e para shtetit të Kosovës dhe kryeministri shqiptar janë në Mal të Zi.

Tensionet në veri të Kosovës kanë krijuar pakënaqësi të madhe në radhët e qeveritarëve, ndërsa nën zë është aluduar se ka një krisje të marrëdhënieve me Albin Kurtin.

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje vazhdimisht që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës për të shmangur më të keqen. Nuk dihet nëse kjo situatë ka shtyrë Ramën dhe Osmanin për të darkuar së bashku, teksa me 27 qershor kryeministri i Shqipërisë dha idenë e një konference ndërkombëtare për Serbinë dhe Kosovën.

Kryeministri Rama duke darkuar me presidenten Osmani/ Foto “Nacionale”

 

The post Kryeministri Edi Rama fotografohet duke darkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani appeared first on Newsbomb Albania.