Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit: Nuk ka pengesa për kalimin e buxhetit, presim hapa nga kryetari Hyseni

Edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka humbur shumicën e asamblesë në Kuvendin Komunal të Gjlanit.  Por për kundër saj, për të siç duket nuk paraqet shumë problem kalimi i buxhetit për vitin 2025 dhe kalimi i vendimeve tjera, përveç se duhet përmbushur disa kërkesa të partive opozitare. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të […]

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit: Nuk ka pengesa për kalimin e buxhetit, presim hapa nga kryetari Hyseni

Edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka humbur shumicën e asamblesë në Kuvendin Komunal të Gjlanit. 

Por për kundër saj, për të siç duket nuk paraqet shumë problem kalimi i buxhetit për vitin 2025 dhe kalimi i vendimeve tjera, përveç se duhet përmbushur disa kërkesa të partive opozitare.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, për FrontOline thotë se nuk kanë kërkesa ndaj kryetarit Alban Hyseni, për buxhetin e vitit 2025.

‘’Nuk është se kemi, kërkesë shumë specifike por jemi në pritje të përmbushjes së obligimeve që ka marr kryetari ndaj partive tjera’’ thotë ai.

Kadriu, thotë se problem paraqet mungesa e transmetimit të seancës së Kuvendit Komunal në platformat online.

‘’Por telashja pse nuk është thirre seanca, është mungesa e transmetimit të seancës në platformat e portaleve, e që është obligim ligjor dhe për këtë është bojkotua seanca. 99% e kërkesave të kryetarit janë votuar, kjo nuk është as telashe e as temë, dhe çdo temë që ka ardhur në Kuvend është trajtuar në seancë. Një ose dy kërkesa kanë ardhur e që kemi kërkuar material shtesë’’ thotë ai.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, për FrontOnline thotë se në Gjilan nuk ka pasur bllokadë ose pengesë për kalimin e buxhetit komunal, por presin hapa nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

‘’Në Gjilan nuk ka pasur bllokadë të buxhetit, ne kemi votuar buxhetin qysh kryetari e ka prezantua buxhetin me pak ndryshime kozmetike, por duke e njohur kulturën politike në Gjilan nuk shoh problem për kalimin e buxhetit, por hapin duhet ta bëjë kryetari Hyseni’’ shprehet Kadriu.