Kryevepër nga Marotta, Inter transferon yllin 60 milionësh me kosto zero

Kryevepër nga Marotta, Inter transferon yllin 60 milionësh me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e John Stones nga Manchester City me parametra zero.

Anglezit i skadon kontrata me Citizens në verë dhe do të largohet nga Etihad me parametra zero.

Zikaltërit e shohin si një përforcim perfekt për mbrojtjen, falë fleksibilitetit të tij për të luajtur si qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës.