Ku janë njerëzit më të pasur dhe ku më të varfrit në Evropë?
Inekualiteti i pasurisë në mbarë Evropën është i dukshëm, dhe të dhënat për pasurinë për kokë banori zbulojnë një hendek të madh mes kombeve të pasura dhe atyre më të varfra. Vlera neto, ose pasuria, përcaktohet si vlera totale e pasurive të një familjeje, duke përfshirë edhe patundshmëritë. Sipas “Raportit të Pasurisë Globale 2025” të […] The post Ku janë njerëzit më të pasur dhe ku më të varfrit në Evropë? appeared first on InfoShqip.com.
Inekualiteti i pasurisë në mbarë Evropën është i dukshëm, dhe të dhënat për pasurinë për kokë banori zbulojnë një hendek të madh mes kombeve të pasura dhe atyre më të varfra. Vlera neto, ose pasuria, përcaktohet si vlera totale e pasurive të një familjeje, duke përfshirë edhe patundshmëritë.
Sipas “Raportit të Pasurisë Globale 2025” të publikuar nga UBS, pasuria mesatare për të rritur në vitin 2024 ka variuar ndjeshëm në 31 vende evropiane, duke filluar nga 29.923 euro në Turqi deri në 634.584 euro në Zvicër, raporton Euronews, përcjell INA.
Zvicra dhe Luksemburgu kryesojnë listën
Brenda Bashkimit Evropian, hendeku është pak më i vogël, por mbetet i lartë, duke filluar nga 44.568 euro në Rumani deri në 523.591 euro në Luksemburg. Zvicra dhe Luksemburgu janë vendet e vetme ku pasuria mesatare për të rritur tejkalon shifrën prej 500.000 eurosh. Danimarka renditet e treta me 444.898 euro.
Pasuri mesatare mbi 300.000 euro është regjistruar edhe në Holandë (342.477 euro), Norvegji (340.364 euro), Belgjikë (322.805 euro), Britaninë e Madhe (313.840 euro) dhe Suedi (308.935 euro).
Kjo e bën Britaninë e Madhe më të pasurën midis pesë ekonomive më të mëdha evropiane, ndërsa Italia ndodhet në fund të këtij grupi me një pasuri mesatare prej 198.321 eurosh. Për krahasim, në Francë kjo vlerë është 278.550 euro, në Gjermani 237.172 euro dhe në Spanjë 215.945 euro.
Kroacia drejt fundit të listës
Në më shumë se një të tretën e vendeve të analizuara, pasuria mesatare për të rritur është nën 100.000 euro. Në këtë grup bëjnë pjesë Letonia (91.783 euro), Çekia (86.791 euro), Kroacia (76.358 euro), Estonia (72.276 euro), Lituania (63.189 euro), Sllovakia (58.573 euro), Polonia (56.159 euro), Hungaria (55.276 euro), Bullgaria (47.798 euro), Rumania (44.568 euro) dhe Turqia (29.923 euro)./INA/
The post Ku janë njerëzit më të pasur dhe ku më të varfrit në Evropë? appeared first on InfoShqip.com.

