Kuadro të rinj në institucionet e vendit, Igor Janushev, i dënuar për autobusët nga Kina do të jetë sekretar i Qeverisë së RMV-së
Igor Janushev sot është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. “Sot jam emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së udhëhequr nga krytari Hristijan Mickoski. Ju falënderoj për besimin e shprehur dhe besoj se do të punojmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve! Do të punojmë me ndershmëri dhe […]
![Kuadro të rinj në institucionet e vendit, Igor Janushev, i dënuar për autobusët nga Kina do të jetë sekretar i Qeverisë së RMV-së](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/444468806_977018230550398_9174801817345027130_n.jpg?fit=592%2C395&quality=89&ssl=1)
Igor Janushev sot është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.
“Sot jam emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së udhëhequr nga krytari Hristijan Mickoski.
Ju falënderoj për besimin e shprehur dhe besoj se do të punojmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve!
Do të punojmë me ndershmëri dhe dinjitet për popullin!”, ka shkruar Janushev në profilin e tij në Facebook.
Sekretar paraprak i Qeverisë së LSDM-së ishte Metodija Dimovski, i cili u emërua pas shkarkimit nga ky pozicion Muhamed Zeqirin.
Rikujtojmë se Igor Janushev, anëtar i VMRO-DPMNE-së, ishte anëtar i Komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, të autobusëve dykatësh për Qytetin e Shkupit dhe në rastin “Dizajn” së bashku me Mile Janakieski, Snezhana Filipovska Pavleska dhe Julia Jankullovska Atanasov kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe autorizimet dhe për operatorin ekonomik “Jutong” nga Kina kanë bërë autorizim të paligjshëm – favorizim në procedurë dhe kontraktimin e marrëveshjes për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, duke i shkaktuar dëm buxhetit të RMV-së, në shumë prej 5.000.000 euro.
Igor Janushevi ishte i vetmi i cili nuk e pranoi fajësinë.
Ai ka qenë ish-drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publike (NQP), i cili u dënua me dy vjet burg me kusht për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, parashikuar me paragrafin 5 të nenit 353 të Kodit Penal të RMV-së, i cili, me ndryshimet e fundit ligjore të Kodit Penal më nuk ekziston.
LEXO: Janushevi i VMRO-së u dënua me kusht për autobusët nga Kina, në bazë të paragrafit i cili tani bëhet inekzistentQeveria në seancën e sotme emëroi persona tjerë të rinj në institucionet shtetërore. Drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët është emëruar Ivica Tomovski. Elena Petrova është emëruar drejtoreshë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Drejtor i Drejtorisë doganore është emëruar Boban Nikolovski. Drejtor i Byrosë për Siguri Publike është emëruar Aleksandar Janev.
Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme është emëruar Sasho Petrushevski.
Shef i kabinetit të kryeministrit është emëruar Vlladimir Neloski, ndërsa zëvendës i tij është Sashe Pavloski.