Kurti e Sveçla dalin në konferencë

Kryeministria ka bërë të ditur se në ora 08:30, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media. Raportimi i tyre do të ndodhë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që ka nisur qysh pres 07:00. Ndryshe, kjo mbledhje, e cila tashmë veçse pritet të fillojë, vjen […]

Kurti e Sveçla dalin në konferencë

Kryeministria ka bërë të ditur se në ora 08:30, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media.

Raportimi i tyre do të ndodhë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që ka nisur qysh pres 07:00.

Ndryshe, kjo mbledhje, e cila tashmë veçse pritet të fillojë, vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.