Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund të thellojë draft-vizionin tim për Asociacionin

Deputetja nga radhës e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e ka pyetur Kurtin, se a ka filluar puna për hartimin e statutit të Asociacionit dhe se a keni formuar ekip që do të merret me këtë çështje, dhe ku është Republika e Kosovës në këtë pikë. Ai ka thënë se në takimin e fundit me 2 […]

Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund të thellojë draft-vizionin tim për Asociacionin

Deputetja nga radhës e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e ka pyetur Kurtin, se a ka filluar puna për hartimin e statutit të Asociacionit dhe se a keni formuar ekip që do të merret me këtë çështje, dhe ku është Republika e Kosovës në këtë pikë.

Ai ka thënë se në takimin e fundit me 2 maj, ka prezantuar Draft Vizonin për atë që thuhet në nenin 7 të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10 ku sipas Kurtit thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë të obligueshme dhe të vlefshme e që sipas tij, nga 39 sosh, 2 prej tyre lidhen me Asociacionin.

“Unë jam inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare për tri arsye. Armeja e parë është se edhe Kroacia ka dalë nga lufta gjatë shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë sikurse Kosova, e dyta për shkak se Kroacia është shembull suksesi i vendit anëtar në Bashkim Evropian dhe në NATO dhe e treta për shkak se Serbia tashmë e ka një marrëveshje me Kroacinë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për normalizim të marrëdhënieve dhe ku natyrisht shihen të drejtat dhe mekanizmat për pakicat kombëtare”, ka thënë Kurti.

“Kur të pajtohemi në parim përfshirë edhe ato shtyllat që i kam thënë në Ohër me 18 mars, kur të pajtohemi në parim atëherë mund ta thellojmë tekstin, por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilave mund të gjendet mesatarja aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, tha ndër të tjera.

“Sipas marrëveshjes për normalizimin të viti 2013, përkatësisht plani i saj i zbatimit është paraparë që statuti në radhë të parë të propozohet nga ekipi menaxhues, si pjesë e arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe në Ohër sivjet, Lajçak pati përcaktuar se Drafti i hartuar nga ekipi menaxhues të prezantohet në takimin e nivelit të lartë të Dialogut Kosovës-Serbi me datë 2 maj në Bruksel”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, procesi është hapur për negocim me 2 maj por tha se qeveria e tij nuk është pajtuar e Draftin e Ekipit Menaxhues sepse ai draft sipas kryeministrit, imitonte në formë dhe përmbajtje Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Nga data 2 maj procesi është hapur për negocim, qeveria ime nuk është pajtuar me Draftin e ekipit menaxhues për shkak që ai draft imitonte në përmbajtje dhe në formë Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, rrjedhimisht unë kam propozuar një Draft vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10 për të cilin nuk kam pranuar aprovimin e palës tjetër e cila nuk e pranoj fare dokumentin, e më pas edhe të Brukselit zyrtar”, tha Kurti.

Ai ka thënë se përbërja e Ekipit Menaxheres është ndryshuar tri herë nga qeveritë paraprake dhe sipas tij, herën të fundit Ministri i Pushtetit Lokal e ka liruar Ekipin Menaxhues për shkak të shkeljeve serioze të parimeve.

“Përbërja e ekipit menaxhues është ndryshuar tri herë nga Qeveritë respektive të asaj kohe përkatësisht me 2013, 2016 dhe së fundi me 25 shtator 2020, ku janë zëvendësuar dy anëtar . Vendimi i fundit i konfirmuar në këtë kohë kishte në përbërje këta anëtar Daniel Vuciq koordinatore e sapo emëruar, Igor Kallamar, Dejan Rajdojkoviq dhe Jelena Bojlloviq. Emërimi është bërë nga ministri i pushtetit lokal i qeverisë së asaj kohe Goran Rakiq, dhe vendimi kërkon që ekipi menaxhues të koordinojë të gjitha aktivitetet e ministrin e Pushtetit Lokal. Pas prezantimit të draftit të statutit me 2 maj Qeveria përkatësisht ministria e Pushtetit Lokal ka liruar ekipin menaxhues për shkak të shkelje serioze të parimeve mbi të cilat është dashur të kryejnë punën e saj dhe gjithashtu për shkak se i është konsumuar mandati”, tha Kurti.

Sipas tij, kjo është ende një çështje e hapur e cila mund të diskutohet në kuadër të Dialogut të Brukselit.

“Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit. Pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit për zbatimin e nenit 7-të të Marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel dhe i cili përfaqëson shkronjën dhe frymën e kushtetues së Republikës sonë koncenzuesin transatlantik të vlerave të demokracisë liberale dhe karakterin integrues të shtetit tonë”, ka thënë tutje Kurti.