Kurti për Ramën: Draft-statutin për Asociacionin t’ia prezantojë Vuçiqit për shqiptarët e Luginës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha javën e kaluar se ia ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë. I pari i Qeverisë në një konferencë për media propozoi që kryeministri shqiptar atë draft-statut t’ia propozojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më […]

Kurti për Ramën: Draft-statutin për Asociacionin t’ia prezantojë Vuçiqit për shqiptarët e Luginës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha javën e kaluar se ia ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë.

I pari i Qeverisë në një konferencë për media propozoi që kryeministri shqiptar atë draft-statut t’ia propozojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Unë nuk kam dyshim që kryeministri shqiptar, Edi Rama beson që propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu , atëherë krejt çfarë unë propozoj është që Kryeministri Rama këtë draft statut për pakicat kombëtare t’ia prezantoj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit tha para gazetarëve se duke e besuar atë që Rama beson se modeli i tij për Asociacionin është i mirë dhe i duhur, në vend se t’i propozohet Parisit dhe Berlinit, t’ia propozoj Beogradit për shqiptarët në Serbi.

“Propozimi im është që duke besuar në atë që beson Rama që modeli i tij është i mirë dhe i duhur, në vend se t’i propozohet për serbët në Kosovë, në Paris e Berlin, t’ia propozoj Beogradit për shqiptarët në Serbi”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.