Kurti për takimin me Walker: Njeri i jashtëzakonshëm, mik i madh i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker. Kurti e ka quajtur Walker njëri të jashtëzakonshëm, që ngriti zërin për padrejtësisë dhe mizoritë që po ndodhnin në Kosovë. “Në mbledhje po vij nga takimi me mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, […]

Kurti për takimin me Walker: Njeri i jashtëzakonshëm, mik i madh i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker.

Kurti e ka quajtur Walker njëri të jashtëzakonshëm, që ngriti zërin për padrejtësisë dhe mizoritë që po ndodhnin në Kosovë.

“Në mbledhje po vij nga takimi me mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, diplomatin amerikan Ëillaim Ëalker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, ambasadori Walker dhe Misioni Verifikues i OSBE’së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj populit tonë. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare dhe nxitën reagimin e komunitetin ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatorët që çuan në ndërhyrjen e NATO’s”, tha Kurti.

Walker, i cili atëherë ishte shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë luajti rol kyç në dokumentimin e masakrës në Reçak të Shtimes, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999.