Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, oficerët të lirohen menjëherë

Kurti sërish thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, oficerët të lirohen menjëherë. Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë thirrje edhe njëherë drejt komunitetit ndërkombëtar të denoncojë aktet e tilla të Serbisë, pas rastit të fundit, ku tre zyrtarë policorë u kidnapuan nga forcat e njësisë speciale serbe. Kurti në twitter thotë madje se, rrëmbimi […]

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, oficerët të lirohen menjëherë

Kurti sërish thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, oficerët të lirohen menjëherë.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë thirrje edhe njëherë drejt komunitetit ndërkombëtar të denoncojë aktet e tilla të Serbisë, pas rastit të fundit, ku tre zyrtarë policorë u kidnapuan nga forcat e njësisë speciale serbe.

Kurti në twitter thotë madje se, rrëmbimi i policëve brenda kufijve të Kosovës, janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar, transmeton klankosova.tv.

”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”.