Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas mosvendimin të Gjykatës Kushtetuese, trupa gjykuese e të cilës të premten u nda 4 me 4 lidhur me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e […]

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas mosvendimin të Gjykatës Kushtetuese, trupa gjykuese e të cilës të premten u nda 4 me 4 lidhur me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e lënë si rrjedhojë në fuqi atë.

Në lidhje me këtë çështje ka folur avokati Ili Gërdupi. Një nga pyetjet që iu drejtua avokatit Gërdupi ishte nëse ky mosveprim e kthen në normë çështjen e pezullimit të ministrave nga ana e GJKKO-së. Por ai theksoi se ky vendim i Kushtetueses vetëm lë në fuqi pezullimin e ministres, por s’mund të kthehet në normë për shkarkimin e ministrave. Madje sipas tij, ky është i vetmi rast kur kryeministri apo një institucion tjeteër mund të rikërkojë një vendim.

Askush nuk mund ta bëjë përveç ministrit. Do jemi pa ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë.”, tha Gërgupi.

Ai shtoi se “Janë disa çështje për të cilat mund të delegohet e drejta, por janë disa funksione që janë ngushtësisht të lidhura me ministrin. Udhëzimet, urdhrat, janë gjëra që mund t’i lëshojë vetëm ministri. Propozimin e VKM-ve mund ta propozojë vetëm ministri. Bëhet një delegim me afat të caktuar, nuk besoj se do e zgjidhë problemin.Ky vendim nuk e normon çështjen në mënyrë përfundimtare, nuk ka një arsyetim i cili është arsyetim maxhorance dhe detyrues. Vendimet e GJK-së kanë detyrime edhe për arsyetimet, për shkak se nuk janë arritur 5 vota, ne do të konsiderojmë se asnjë nga arsyetimet nuk është detyrues dhe rrjedhimisht kjo çështje mbetet akoma për diskutim, për sa kohë nuk kemi një pezullim të radhës, sepse është i vetmi rast ku mund të kërkohet përsëri nga kryeministri ose një tjetër institucion që pretendon se po i cënohet e drejta nga ky vendim në Kushtetuese dhe të kërkojë një interpretim shterues.”, tha Gërdupi.

Avokati shtoi se gjyqtarët e Kushtetueses kanë 30 ditë afat nga data e shpalljes, që në këtë rast është data 6 shkurt, për ta zbardhur vendimin dhe më pas për ta publikuar në fletoren zyrtare. Që do të thotë se Balluku mbetet në detyrë zyrtarisht të paktën deri më 7 Mars.