Kuvend, seancë komemorative për kryeparlamentarin, Andov

Në një seancë komemorative, Kuvendi me një minutë heshtje nderoi kryetarin e parë të Kuvendit, Stojan Andov, i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Presidentja e vendit, The post Kuvend, seancë komemorative për kryeparlamentarin, Andov appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kuvend, seancë komemorative për kryeparlamentarin, Andov

Në një seancë komemorative, Kuvendi me një minutë heshtje nderoi kryetarin e parë të Kuvendit, Stojan Andov, i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e Andovit në politikbërjen e shtetit brenda, por edhe jashtë. Sipas saj, Stojan Andov ka marrë pjesë në procese të rëndësishme, si në ish-Jugosllavi, por edhe në mëvetësimin e vendit duke pasur qëndrime të qarta shtetërore.

“Stojan Andov do të kujtohet për shumë përplasje politike në Jugosllavi, por më shumë për çështjet e lidhura me reformat ekonomike të vitit 1965, pasi është e ditur që kryetari i parë, Gligorov, por edhe Andov, kanë qenë për reforma liberale në ekonomi, por edhe në kulturë. Gjithashtu edhe mbyllja e FENI-t ishte diçka që shqetësoi opinionin. Mbijetoi përplasjet ideologjike dhe politike, dhe vitalitetin e ri e përjetoi në shtetin e ripërtëritur maqedonas në vitin 1991, pikërisht këtu.”, – deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.

Siljanovska rikujtoi se si 30 vite me parë edhe deputetë të pushtetit dhe opozitës, në krye me Andovin, gjithashtu kanë vepruar duke pasur në rend të parë interesat shtetërore. Sipas presidentes, Andovi gjurmë nga pjesë e jetës së tij la në Kuvend, por edhe jashtë me analizat e tij dhe shkrimet publicistike, memoare dhe romane.

The post Kuvend, seancë komemorative për kryeparlamentarin, Andov appeared first on Flaka, në çdo lajm... .