Kuvendi i Punës i LDK-së: Burime të Gazetës10 flasin për votë kundër Abdixhikut dhe emërim të përkohshëm të Hazirit
Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se dy grupe të fuqishme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje që sot në Kuvendin e Punës të LDK-së të mos i jepet më besimi kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku. Sipas këtyre burimeve, pas rrëzimit të Abdixhikut, është planifikuar të emërohet një ushtrues detyre dhe koordinator që do


Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se dy grupe të fuqishme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje që sot në Kuvendin e Punës të LDK-së të mos i jepet më besimi kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Sipas këtyre burimeve, pas rrëzimit të Abdixhikut, është planifikuar të emërohet një ushtrues detyre dhe koordinator që do ta udhëheqë partinë në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Ky rol pritet t’i besohet Lutfi Hazirit.
Procesi i zgjedhjeve të brendshme, sipas burimeve, pritet të zgjasë deri në muajin nëntor, kur edhe do të zgjidhet udhëheqësi i ri i LDK-së.
Dy grupet që kanë arritur këtë ujdi janë duke punuar që sot, përmes votimit të fshehtë në Kuvendin e Punës, të sigurojnë votat kundër Abdixhikut.


