Kuvendi vendos për tri seanca, njëra i kushtohet Eliot Engel

Kuvendi vendos për tri seanca, njëra i kushtohet Eliot Engel

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Haxhiu tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq më 10 prill.

“Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është me rëndësishme se tjetra, kemi obligime para qytetarëve. Me këtë rast e para mbahet më 23 prill nga ora 10:00, tjerat mbahen të premten, një dedikuar për Eliot Engel si seancë solemne, tjetra me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto. Në këtë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të gjithë u pajtuam për rëndësinë e këtyre çështjeve, prandaj edhe do të veprojmë në përputhje me pozicionet që kemi. Siç e dini, janë shumë ligje të cilat janë duke pritur për votimin e tyre, prandaj në këtë rast, ne në seancën e së enjtes do t’i procedojmë 10 ligje apo projektligje, më falni  që kanë kaluar në leximin e parë. Ndërsa në seancën tjetër do të kemi marrëveshje ndërkombëtare siç e përmenda, por edhe bordin e RTK-së, bordin e KPM-së”, tha Haxhiu.

E pyetur për bordin e paqes, Haxhiu tha se duhet grupi punues i komisionit për punë të jashtme të procedojë.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ne e dëgjuam shqetësimin në raport me mos-aprovimin e kësaj marrëveshjeje. Ne kontaktuam aty për aty me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe kuptuam që të mërkurën do të ketë mbledhje, dhe pastaj marrëveshja do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Për shkak të intervistimeve që kanë ndodhur në Komisionin e Pavarur të Mediave, kjo çështje ka qenë e pamundur që të bëhet gjatë këtyre ditëve sepse, siç e dini, një proces i tillë po zhvillohet. Prandaj presim që sa më parë Komisioni për Punë të Jashtme ta procedojë në seancën e Kuvendit”, tha Haxhiu.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.