Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë dhe gruan shtatzënë

Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë dhe gruan shtatzënë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është 34 vjeçari Nevruz Krasniqi nga fshati Dejnë.

I ndjeri ishte prind i tre fëmijëve dhe la pas vetes edhe gruan shtatzënë. Për rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku njoftoi se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Nga fshati kanë bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit familjarët do të njoftojnë me kohë.