Ky është Arben Halimi nga fshati Skenderaj që humbi jetën në vetaksidentin në Mazgit

Ky është Arben Halimi nga fshati Skenderaj që humbi jetën në vetaksidentin në Mazgit

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në segmentin afër autostradës, në Mazgit, ku u rrokullis një kamion.

Burimet e rajoni.org kanë pohuar se personi që humbi jetën është, Arben Halimi nga fshati Qirez i Komunës së Skenderajt.

Lajmin e kanë publikuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjetin social “facebook”.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë – kamion, i cili është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.