Ky është vendi ku ishte planifikuar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Ky është vendi ku ishte planifikuar të mbahet takimi mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Për 14 qershor në Gjakovë ishte planifikuar një takim në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Por në një moment, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se pasi […]

Ky është vendi ku ishte planifikuar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Ky është vendi ku ishte planifikuar të mbahet takimi mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për 14 qershor në Gjakovë ishte planifikuar një takim në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Por në një moment, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se pasi ka komunikuar me Josep Borrellin, shefin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, e ka njoftuar Kurtin se varianti i takimit të gjerë nuk është i mundur.

Në këtë mënyrë, Rama i është referuar situatës në Veriun e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të mbahet një takim i variantit të ngushtë, ku pos kryeministrave do të merrshin pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes.

Megjithatë, këtë variant, kryeministri Kurti e ka refuzuar.

E zyra e kryeministrit ka reaguar më pas duke thënë se gjithçka ishte përgatitur.

Kështu, përmes disa fotograve të cilat gazeta i ka siguruar shihet vendi ku ishte planifikuar të mbahej takimi në mes dy qeverive shqiptare.