Labinot Tahiri me mesazh për Hashim Thaçin: “Na fal President, që t’u mor padrejtësisht posti”

Labinot Tahiri me mesazh për Hashim Thaçin: “Na fal President, që t’u mor padrejtësisht posti”

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka publikuar një video nga një dasmë, ku shihet duke interpretuar këngën me vargjet “Jem ushtar të Kadri Veselit, jem ushtar të Hashim Thaçit”.

Krahas videos, Tahiri ka shkruar një mesazh të gjatë kushtuar ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët aktualisht po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shkruan Indeksonline.

“Na fal President, që t’u mor padrejtësisht posti i Presidentit!”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri, duke e cilësuar Thaçin “prijës të lirisë” dhe duke shprehur mbështetjen e tij për të dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.

Në reagimin e tij, Tahiri ka kritikuar edhe heshtjen që, sipas tij, po mbizotëron në Kosovë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ka ngritur pyetje se çfarë përgjegjësie ka shoqëria ndaj tyre.

“Na falni që sot ne, me duar në xhepa, jetojmë të lirë, ndërsa këta burra kanë dhënë rininë, jetën dhe familjet e tyre për këtë liri”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Tahiri e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Na fal Kosova ime se po më dukët që nuk të meritoj as unë”, duke e shoqëruar me zemër kuqezi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.