Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, Kosova siguron një tjetër medalje

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, Kosova siguron një tjetër medalje

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar një tjetër medalje për Kosovën.

Fazliu triumfoi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 63 kilogramë ndaj francezes Doria Boursas, duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë.

Garën Laura e kishte nisur direkt në çerekfinale, ku përballë kishte turken Ozlem Yildiz. Xhudistja kosovare e fitoi këtë duel pasi kundërshtarja mori tri dënime, duke kaluar në mesin e katër më të mirave.

Me fitoren ndaj Boursas, Fazliu tashmë do të luftojë për medaljen e artë në Taranto.

Kosova deri më tani ka fituar edhe tri medalje të bronzta në xhudo përmes Akil Gjakovës, Flaka Loxhës dhe Fatjona Kasapit, ndërsa Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në boks.

 

 

The post Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, Kosova siguron një tjetër medalje appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.