Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Rafael Leao thuhet se do të mbajë veshur fanellën me numër 10 te Milani sezonin e ardhshëm, pas kthimit të Brahim Diaz në Real Madrid. Real Madrid konfirmoi rikthimin e Brahimit Diaz në Santiago Bernabeu sot (e shtunë), pasi sanjolli kaloi tre sezone në huazim në San Siro. Antonio Vitiello i Milannews pretendon se kthimi […]

Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Rafael Leao thuhet se do të mbajë veshur fanellën me numër 10 te Milani sezonin e ardhshëm, pas kthimit të Brahim Diaz në Real Madrid.

Real Madrid konfirmoi rikthimin e Brahimit Diaz në Santiago Bernabeu sot (e shtunë), pasi sanjolli kaloi tre sezone në huazim në San Siro.

Antonio Vitiello i Milannews pretendon se kthimi i Brahim Diaz në kryeqytetin spanjoll e ka shtyrë Leaon të ndryshojë numrin e fanellës së tij për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi portugez mendoi të mbante fanellën me numër 7, por përfundimisht vendosi të zgjedhë numrin 10, të cilin Diaz e kishte mbajtur veshur gjatë dy sezoneve të fundit dhe tani është në dispozicion.

Leao nënshkroi një zgjatje të kontratës me Milanin deri në vitin 2027 pak ditë më parë, duke u bërë fituesi më i madh në San Siro me një pagë 7 milionë euro në vit.

Portugezi ka një klauzolë të re 175 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij me gjigantët e Serie A.

Ai ka shënuar 43 gola në 163 paraqitje, me kuqezinjtë që fituan Scudetton në sezonin 2021/22, kur ai u emërua lojtari më i mirë i sezonit në ligën më të mirë të Italisë.