Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin
Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot më 13 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes The post Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2024/06/IMG_2962-768x512-1.jpeg)
Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot më 13 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së.
Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit.
“Gjatë diskutimit të zhvilluar, Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëshëm konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës:
– Luftën kundër krimit dhe korrupsionit
– Realizimin e kushteve për integrim e vendit në Bashkimin Europian dhe
– Zhvillimin ekonomik të vendit.
Në Mbledhjen e 10-të Kuvendi i Lëvizjes BESA miratoi edhe procesverbalin nga mbledhja e IX e Kuvendit qendror të partisë”, thekson Lëvizja BESA.(INA)
The post Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .