Lirohen tre policët e rrëmbyer në Kosovë

Gjykata në Kralevë të Serbisë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi ishin arrestuar më 14 qershor. Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar avokati i policëve, Gradimir Nalliq. Kujtojmë se vetëm dy ditë pas arrestimit, atyre i ishte caktuar masa […]

Lirohen tre policët e rrëmbyer në Kosovë

Gjykata në Kralevë të Serbisë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi ishin arrestuar më 14 qershor.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar avokati i policëve, Gradimir Nalliq.

Kujtojmë se vetëm dy ditë pas arrestimit, atyre i ishte caktuar masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk pati treguar se sa është periudha e paraburgimit për policët kosovarë.