Liverpooli nënshkruan me Alexis Mac Allister

Klubi anglez, Liverpooli ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mefsuhorit Alexis Mac Allister nga Brightoni. Pas largimit të shumë futbollistëve, ekipi i Jurgen Klopp ka filluar edhe me përforcime në këtë afat kalimtar të verës. Transferimi i parë që arrin në Anfield këtë verë është Mac Allister, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me Brightonin […]

Liverpooli nënshkruan me Alexis Mac Allister

Klubi anglez, Liverpooli ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mefsuhorit Alexis Mac Allister nga Brightoni.

Pas largimit të shumë futbollistëve, ekipi i Jurgen Klopp ka filluar edhe me përforcime në këtë afat kalimtar të verës.

Transferimi i parë që arrin në Anfield këtë verë është Mac Allister, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me Brightonin në Ligën Premier dhe fitoi Kupën e Botës “Katar 2022” me Argjentinën.

Është vet faqja zyrtare e klubit anglez që njoftoi marrëveshjen me Brighton për transferimin e Mac Allister, i cili do ta mbajë fanellën me numër 10 në Anfield.

“Kemi arritur një marrëveshje për transferimin e Alexis Mac Allister nga Brighton & Hove Albion në një marrëveshje afatgjatë për një tarifë të pazbuluar”, thuhet në njoftimin e Reds.

Megjithatë, sipas mediave angleze dhe njohësve të futbollit, argjentinasi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.

Çmimi i transferimit thuhet se jetë 40 milionë euro, aq sa ishte klauzola e largimit në kontratën e Mac Allister.