Liverpooli po synon transferimin e yllit të madh

Liverpooli po synon transferimin e lojtarit të njohur. Liverpool ka nisur kontaktet me agjentët e Dominik Szoboszlait për një transferim këtë afat kalimtar të transferimeve. Të Kuqtë pasi e humbën objektivin kryesor Jude Bellingham, janë në kërkim të një mesfushori tjetër. Ata e kanë transferuar tashmë Alexis Mac Allister nga Brighton këtë afat, dhe kanë […]

Liverpooli po synon transferimin e yllit të madh

Liverpooli po synon transferimin e lojtarit të njohur.

Liverpool ka nisur kontaktet me agjentët e Dominik Szoboszlait për një transferim këtë afat kalimtar të transferimeve.

Të Kuqtë pasi e humbën objektivin kryesor Jude Bellingham, janë në kërkim të një mesfushori tjetër.

Ata e kanë transferuar tashmë Alexis Mac Allister nga Brighton këtë afat, dhe kanë plane për të sjellë një ose dy mesfushorë të tjerë në “Anfield”.

Kështu Liverpooli po e do transferimin e Szobozlait dhe sipas mediave britanike tashmë janë bërë kontaktet e para.

Newcastle United gjithashtu është duke u interesuar për hungarezin, pasi objektivi i tyre James Maddison po lëviz në Tottenham Hotspur.

Liverpooli duhet të shpejtojë për Szobozslain, për shkak se shumë skuadra të tjera evropiane janë duke e monitoruar situatën e 22-vjeçarit.