LSDM sot bëhet me lider të ri

LSDM sot në zgjedhje të jashtëzakonshme do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Votimi do të zhvillohet në 77 vendvotime në gjithë vendin, ndërsa të drejtën e votës mund The post LSDM sot bëhet me lider të ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

LSDM sot bëhet me lider të ri

LSDM sot në zgjedhje të jashtëzakonshme do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Votimi do të zhvillohet në 77 vendvotime në gjithë vendin, ndërsa të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë rreth 23 anëtarë akreditues.

Në garë për në krye të partisë është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj.

Në këto zgjedhje do të votojnë 23.373 anëtarë të akredituar të LSDM-së, ndërsa para tre viteve, kur kryetari i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim morën pjesë 68.999 anëtarë të akredituar.

Kujtojmë se në krye të LSDM-së deri tani kanë qenë Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Sheqerinska, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

The post LSDM sot bëhet me lider të ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .