Luan Aliu: Të rinjtë freelancer meritojnë mbështetje dhe mundësi të barabarta
Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Luan Aliu, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për rininë, teknologjinë dhe të ardhmen digjitale të Kosovës. Ai ka dëgjuar sfidat e shumë të rinjve freelancer nga qytete të ndryshme dhe premtoi angazhim për t’i adresuar këto çështje në nivel shtetëror. Problemet kryesore që Aliu do të trajtojë përfshijnë


Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Luan Aliu, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për rininë, teknologjinë dhe të ardhmen digjitale të Kosovës.
Ai ka dëgjuar sfidat e shumë të rinjve freelancer nga qytete të ndryshme dhe premtoi angazhim për t’i adresuar këto çështje në nivel shtetëror.
Problemet kryesore që Aliu do të trajtojë përfshijnë pamundësinë e përdorimit të PayPal dhe Stripe në Kosovë, koston e lartë të zgjidhjeve alternative si Payoneer, taksën amerikane për produktet digjitale dhe njohjen e Kosovës nga platforma të mëdha si Upwork apo Etsy. Ai theksoi se pengesat administrative po e vështirësojnë punën dhe të ardhurat e freelancerëve kosovarë.
“Qëllimi ynë është i qartë: të mbështesim rininë që po promovon Kosovën në gjithë botën. Rinia jonë po punon, po krijon dhe po sjell të ardhura në ekonominë e vendit. Detyra jonë është t’ua hapim dyert, jo t’ua vështirësojmë rrugën,” tha Aliu.


