Lufta në Lindjen e Mesme krijon pasiguri për industrinë zvicerane të orëve

Konflikti në Lindjen e Mesme ka krijuar pasiguri të madhe për prodhuesit zviceranë të orëve, duke vënë në provë një nga industritë më ikonike të vendit, e cila tashmë është përballur me disa kriza në vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Sipas Elie Bernheim, drejtor ekzekutiv i prodhuesit të orëve Raymond Weil, situata aktuale në Lindjen e Mesme karakterizohet nga një nivel i lartë paparashikueshmërie.
Ai theksoi se zhvillimet në rajon mund të ndryshojnë nga dita në ditë, gjë që e bën shumë të vështirë parashikimin e ndikimit në treg.
“Gjithçka mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën, ne nuk kemi kontroll mbi situatën dhe mendoj se kjo është pjesa më destabilizuese,” u shpreh Bernheim.
Megjithatë, ai shtoi se në afat të gjatë industria zvicerane e prodhimit të orëve ka dëshmuar një qëndrueshmëri të madhe dhe aftësi për t’u përballur me sfida të ndryshme.
The post Lufta në Lindjen e Mesme krijon pasiguri për industrinë zvicerane të orëve appeared first on Albinfo.



