Lufta me Rusinë, ushtria ukrainase: Kemi shkatërruar një depo municionesh ruse në Krime

Ukraina kreu një “goditje shkatërruese” në një depo municionesh ruse në Krime dje, sipas komandantit të forcave ajrore të vendit. Kjo goditje ushtarake vjen pas pretendimeve të Rusisë se ata arritën të shkatërrojnë pesë avionë luftarakë ukrainas SU-27 sot në një fushë ajrore në rajonin e Poltava. Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, [...]Read More...

Lufta me Rusinë, ushtria ukrainase: Kemi shkatërruar një depo municionesh ruse në Krime

Ukraina kreu një “goditje shkatërruese” në një depo municionesh ruse në Krime dje, sipas komandantit të forcave ajrore të vendit.

Kjo goditje ushtarake vjen pas pretendimeve të Rusisë se ata arritën të shkatërrojnë pesë avionë luftarakë ukrainas SU-27 sot në një fushë ajrore në rajonin e Poltava.

Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, në një postim në Telegram, shkruan se “Edhe një herë, avionët ukrainas të ‘shkatërruar’ nga propaganda e armikut vazhdojnë të kryejnë me sukses misionet luftarake”.

Oleshchuk nuk specifikoi vendndodhjen e saktë të depos së municionit të shënjestruar, por postoi një video nga një kanal lokal Telegram i lidhur me Ukrainën që supozohet se tregon sulmin në Balaklava, afër Sevastopolit.