Luizi ofendoi rëndë vajzat e “Përputhen”, por duket se i ka rënë pishman

Ofendoi vajzat nga “Për’puthen”, Luizi sqaron deklaratat e tij. Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka qenë së fundmi në rolin e opinionistit në “Përputhen”. Ai sa ishte brenda shtëpisë ka sulmuar disa nga konkurrentët, të cilët ishin pjesë e këtij emisioni. Artisti shkodran ka dhënë edhe një herë mendimin e tij […]

Luizi ofendoi rëndë vajzat e “Përputhen”, por duket se i ka rënë pishman

Ofendoi vajzat nga “Për’puthen”, Luizi sqaron deklaratat e tij.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka qenë së fundmi në rolin e opinionistit në “Përputhen”.

Ai sa ishte brenda shtëpisë ka sulmuar disa nga konkurrentët, të cilët ishin pjesë e këtij emisioni.

Artisti shkodran ka dhënë edhe një herë mendimin e tij dhe se përse i është referuar në këtë mënyrë.

“Më vjen keq vetëm për diçka. Unë e kam thënë dhe ri-thënë, nga data 24 dhjetor që unë kam shkelur në atë shtëpi unë kam thënë, do të luaj, do luaj fort, në mënyrat që ndoshta nuk i kanë parë ndonjëherë dhe do të bëjë çmos që të fitoj”, u shpreh ai.

Krejt në fund, Luizi shtoi se do ta bënte sërish nëse do të ishte në favor të tij.

“Unë prapë e them, prapë nëse do të futem në Big Brother nëse do të kem konkurrente, e shoh një moment që mua më leverdis prapë do ia përmendi. Do mundohem që ta vë në siklet duke ia përmendur Përputhen ose situatat në të cilat ka kaluar”.