Maksim Dimitrievski kërcënoi se do të largohet nga Qeveria nëse vendoset flamuri shqiptar
Lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kërcënoi se partia e tij do të largohet nga shumica qeverisëse nëse VLEN në koordinimin e veçantë të ministrave të saj vendosin flamurin shqiptar, transmeton Portalb.mk. “Nëse zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thërret takim koordinues me ministrat e VLEN-it në Qeveri dhe në të cilin do të jetë flamuri shqiptar, Lëvizja ZNAM […]
![Maksim Dimitrievski kërcënoi se do të largohet nga Qeveria nëse vendoset flamuri shqiptar](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/10/Dimitrievski.jpeg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
Lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kërcënoi se partia e tij do të largohet nga shumica qeverisëse nëse VLEN në koordinimin e veçantë të ministrave të saj vendosin flamurin shqiptar, transmeton Portalb.mk.
“Nëse zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thërret takim koordinues me ministrat e VLEN-it në Qeveri dhe në të cilin do të jetë flamuri shqiptar, Lëvizja ZNAM do të largohet nga koalicioni qeverisës”, tha kreu i ZNAM-it Maksim Dimitrievski në podkastin e Kanal 5.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, ka mbajtur para disa ditësh koordinimin e parë të veçantë me ministrat e Shëndetësisë, Çështjeve Evropiane, Ekonomisë, Punës, Demografisë dhe Rinisë, të cilët u zgjodhën me propozimin e koalicioni “VLEN”.
Ky lloj koordinimi, siç theksohet në njoftim, do të shtrihet edhe me zëvendësministra dhe staf të tjerë të zgjedhur dhe emëruar të VLEN-it në pushtetin ekzekutiv.