Mali i Zi hap sezonin turistik, Rama krah bashkëshortes, Vjosa Osmani me dy vogëlushet e saj, mungon Albin Kurti

Fqinjët e Malit të Zi kanë hapur dje sezonin turistik me një koncert madhështor në Ulqin, ku kanë qenë të ftuar shumë politikanë rajonalë. Bie në sy prania e një numri të madh politikanësh shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç ka ftuar homologun shqiptar Edi Rama dhe bashkëshorten e tij […] The post Mali i Zi hap sezonin turistik, Rama krah bashkëshortes, Vjosa Osmani me dy vogëlushet e saj, mungon Albin Kurti appeared first on Newsbomb Albania.

Mali i Zi hap sezonin turistik, Rama krah bashkëshortes, Vjosa Osmani me dy vogëlushet e saj, mungon Albin Kurti

Fqinjët e Malit të Zi kanë hapur dje sezonin turistik me një koncert madhështor në Ulqin, ku kanë qenë të ftuar shumë politikanë rajonalë. Bie në sy prania e një numri të madh politikanësh shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç ka ftuar homologun shqiptar Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda, ministren Elisa Spiropali dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, shkruan newsbomb.al.

Lideret rajonale te ftuar ne Ulqin, per hapjen e sezonit turistik /C: Marre nga profili publik i Abazoviç

Ndërkohë, nga Kosova e pranishme është presidentja Vjosa Osmani, e cila shoqërohet nga bashkëshorti dhe nga dy vajzat e vogla, si dhe kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama. Ky i fundit shihet duke qëndruar krah Benet Becit të Shkodrës.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm për Maliqn e Zi, ku Abazoviç është kujdesur të ftojë politikanët shqiptarë, mungon kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Nuk dihet nëse atij nuk i ka shkuar një ftesë, apo Kurti ka refuzuar të jetë krah Ramës, pas “përplasjeve” të fundit në distancë.

Vjosa Osmani mberrin ne Ulqin me dy vajzat dhe bashkeshortin, priten nga Abazoviç /C: Marre nga profili publik i Abazoviç

Edi Rama ka propozuar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe ka kërkuar nga zyrtarët e lartë në Bruksel që Kurti dhe Vuçiç të ulen në një konferencë të nivelit të lartë dhe të mos dalin prej saj pa një marrëveshje. Kjo, pasi përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve mund të rrezikojë gjithë Ballkanin.

Ideja e kryeministrit shqiptar është pranuar nga negociatorët e BE dhe vetë presidenti Michel apo shefi i politikës së jashtme Borell, shkruan newsbomb.al.

@dritan Spektakularano otvaranje turističke sezone u Ulcinju. Nastupa svjetski poznata operska zvijezda #RamëLahaj i sopran #OliveraTičević. Premijer Crne Gore #DritanAbazović ugostio predsjednicu Republike Kosovo #VjosaOsmani, premijera Albanije #EdiRama, gradonačelnike Prištine i Skadra, #PërparimRama i #BenetBeci, brojni ministri, kao i niz uglednih kulturnih djelatnika, biznismena i novinara iz država regiona. Hapje spektakolare e sezonit turistik në Ulqin. Ylli i operas me famë botërore #RamëLahaj po performon. Kryeministri i Malit të Zi #DritanAbazoviq priti Presidenten e Republikës së Kosovës #VjosaOsmani, Kryeministrin e Shqipërisë #EdiRama, kryetarët e bashkisë së Prishtinës dhe Shkodrës, #PërparimRama dhe #BenetBeci, ministra të shumtë, si dhe një sërë personalitetesh të dalluara të kulturës, biznesmenë dhe gazetarë nga vendet e rajonit. #ulcinj #ulqin #montenegro #crnagora #maliizi ♬ original sound – Dritan Abazovic

The post Mali i Zi hap sezonin turistik, Rama krah bashkëshortes, Vjosa Osmani me dy vogëlushet e saj, mungon Albin Kurti appeared first on Newsbomb Albania.