Mallorca cakton çmimin për Miriqin

Mallorca ia ka vendosur çmimin Vedat Muriqit. Klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë yllin kosovar për 20 milionë euro. Galatasaray duket se është klubi më i interesuar për shërbimet e futbollistit prizrenas, i cili shkëlqeu në një vit e gjysmë eksperiencë në La Liga, shkruan Gazeta Express. Gjiganti turk është në pritje të vendimit […]

Mallorca cakton çmimin për Miriqin

Mallorca ia ka vendosur çmimin Vedat Muriqit.

Klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë yllin kosovar për 20 milionë euro.

Galatasaray duket se është klubi më i interesuar për shërbimet e futbollistit prizrenas, i cili shkëlqeu në një vit e gjysmë eksperiencë në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti turk është në pritje të vendimit të Mauro Icardit, i cili ishte i huazuar në këtë ekip nga Paris Saint-Germaini në sezonin e fundit.

Në rast se sulmuesi argjentinas nuk qëndron më në Turqi, atëherë Galata do t’i vihet pas përfaqësuesit kosovar, shkruan mediumi turk “Fanatik”.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios i realizoi 16 gola dhe i bëri 4 asistime në të gjitha garat në sezonin 2022/23.

Për këtë arsye, klubi ishullor spanjoll e vlerëson 20 milionë euro kartonin e Muriqit, i cili ndërkohë pëlqehet edhe nga klubet tjera spanjolle, por edhe nga ato italiane dhe angleze.

Normalisht, kjo do të ishte një shifër e lartë për gjigantin turk, i cili nuk është i gatshëm t’i paguajë më shumë se 10 milionë euro për “Piratin”, shkruan “Gazeta Express”.

Muriqi ndihet mjaft mirë në Spanjë, ku është mjaft i dashur nga tifozët e Mallorcas, por në të kaluarën e ka pranuar se Turqia mbetet shtëpi e tij.